Kryesore

Dokumentet, Berisha: Ja se si Olsi Rama me Damian Gjiknurin vjedhin pronat në bregdet!

“Ja se si Edi/Olsi Rama me Damian Gjiknurin vjedhin pronat në bregdet!
Shikoni dokumentat dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Më tej, ai publikon edhe mesazhin:



“Përshëndetje zoti Doktor, jam qytetari që të shkruajta dje nga Vlora për pronën që kanë vjedhë në bregdet te Shkolla e Marinës, Vlorë. Po të nis foto ku është vendndodhja e pronës. I kemi si pronë që para 70 vitesh e kemi pas edhe me hipotekë dhe me të gjitha ligjërisht.

Tani kaçakët e Rilindjes, dyshja Damian Gjiknuri-Olsi Rama, kanë nxierrë nje mbivendosje të një prone që ndodhet në fshatin Kaninë e kanë regjistruar ne hipotekë sikur kjo pronë ndodhet ne anë të detit të Shkollës së Marinës. Bashkia u ka dhënë leje ndërtimi dhe pritet shumë shpejt të fillojnë të ndërtojnë. Na dërgojnë njerëz na bëjnë presion, forcë nuk kemi të merremi me institucionet e këtij vendi.

Po na përzënë nga shtëpitë tona nga vendi jonë. Po të nis dhe hipoteken që ka qenë në emrin tonë dhe që na e kanë hequr. E kanë hedhur në emër të një sekseri të kësaj dysheje Olsi Rama dhe Damian Gjiknuri. Me respekt, ju lutemi bëjeni publike se s’di nga t’ia mbaj. Tek ju kam besim zoti Doktor”.

<
>
toka1 toka2 toka3 toka4
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas