Kryesore, Politika

“Do ta trajtojmë me qetesi e dashuri”, Balla reagon për dekretin e Metës

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kthimin për herë të dytë nga Presidenti Ilir Meta të ligjit që i hap rruge shembjes së Teatrit aktual Kombëtar.

“Dekretin do ta trajtojme me qetesi e dashuri”, tha Balla, duke iu referuar nje thënie te vjetër të Metës.



Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar, të miratuar për herë të dytë nga shumica parlamentare më 20 shtator.

Në dekretin e shpallur në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se, “në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, dekretoj kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018 ‘Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’’”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas