Humor

Do shkriheni së qeshuri: Policia kineze ju tregon në një video si t’i shpëtoni një sulmi me thikë

Një video e shkurtër e realizuar nga forcat policore kineze, ka bërë xhiron e rrjetit. Në të, policët tregojnë disa mënyra se si ju mund t’i shpëtoni një sulmi me thikë dhe rezultati është epik!

Mënyra se si përfundon ngjarja dhe mesazhi i zgjuar, ka bërë që kjo të pëlqehet në masë të madhe.



“Sot do t’ju mësojmë, se si të përballeni me një sulmues me thikë”, thotë polici me seriozitet, teksa qëndron gatitu. Por, kur fokusi i kamerës bartet te sulmuesi, ai largohet prej aty me vrap.

Kjo metodë është filmuar në një bazë në Longyang, në mënyrë që qytetarët të ikin sa më parë që munden prej përleshjeve, duke shmangur çdo kontakt me sulmuesit.

“Ikni, njoftoni policinë dhe mos u lëndoni në asnjë mënyrë” thuhet në projektin policorë, që po pëlqehet edhe për mënyrën komike të realizimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas