Kronika, Kryesore

‘Do shes shëpinë dhe tokën, do paguaj vrasës…’, babai i shqiptarit të vrarë në Itali, flet i dëshpëruar pas vendimit të gjykatës…

Teksa gjykata e Milanos la të lirë vrasësin e të riut shqiptar Gjergj Gjoni, i cili u qëllua me plumb në zemër nga një shtetas italian, i cili pretendon se djali nga Gojani i Pukës kishte hyrë për t’i grabitur banesën, vendimi ka shkaktuar dhimbje në familjen e viktimës.

Familjarët e 22-vjeçarit të vrarë rreth 3 vite më parë thonë se gjithë procesi gjyqësor për djalin e tyre, u manipulua në Itali.



“Janë të gjitha fakte të rreme. Në momentin që është vrarë, djali është gjetur pa asgjë me vete. Nuk ka patur as lekë, as pasaportë, as thikë, as armë, asgjë. Ka qenë i veshur thjesht me rroba sportive, dhe me pantofla, dhe ka shkuar me një biçikletë për të pirë kafe me shokët”,- thotë babai i Gjergjit.

Me sa duket Mark Gjoni nuk do të mjaftohet me procesin gjyqësor fals ndaj vrasësit të djalit të tij. Ai thotë se do të bëjë ç’të jetë e mundur për të marrë gjakun e të birit, që u vra në moshën e rinisë.

“Pres një përgjigje sa më të shpejtë nga drejtësia italiane, edhe nga ambasada shqiptare atje që të më japin drejtësinë e djalit tim. Kam pritur sa kam pritur, tani e mbrapa unë do të vazhdoj drejtësinë time. Drejtësia ime do të jetë hakmarrja. Do shes lopën, shtëpinë, e gjithçka kam, e do të zbarkoj në Itali, dhe e kam aq forcë dhe dinjitet, sa atë do të ekzekutoj familjarisht”,- shprehet ai.

Mark Gjoni kërkon që shteti shqiptar të mos heshtë ndaj padrejtësive që i bëhen bijve të vet në emigracion.

“Janë shumë emigrantë që janë vrarë kështu në Itali. Nuk është vetëm djali im. Duhet ta vlerësojë edhe shteti ynë”,- theksoi ai./BW/

<
>
316191_m familja-e-emigrantit44-770x433 Gjergj-Gjoni-e1449326323489 gjergji gjoni gjergi-2 gjergji-gjoni-e-fejuara QbZsNzo shqip_1445896728-513549
PasPara

1 koment

  1. Dhimbja eshte e madhe por ti ke rrit nje hajdut. Nuk te vret kot ai tjeteri jo. Jo vetem dali jot por me mijra shqiptare bejne te njejten gje dhe per kete jam shume i sigurte sepse po i shoh vet. Shumica jane ne droge, nje pjese ne prostitucion, nje pjese ne vjedhje etc…vetem pune te liga. Po rriteni monstra. Prandaj shiti te gjithe sepse dhe ti je njelloje si ai qe iku. Like father like son..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas