Humor

Do qeshni me lotë… e paparë ajo ç’ka u bëri kjo guaja qindra meshkujve në mes të New York-ut

Një grua e quajtur Natasha, mblodhi së bashku dhjetëra meshkuj që i kishte kontaktuar më parë në Tinder.

Natasha që në profilin e saj e përshkruante veten si aktore modele, këngëtare dhe udhëtare i mashtroi të gjithë burrat duke i mbledhur në Union Square në New York.



Ajo në fakt i kishte njoftuar për një takim në këtë shesh por ata nuk e dinin çfarë i priste. Kamera dhe qindra spektatorë bënë sehir me eventin e pazakontë.

Natasha rrëmbeu mikrofonin, u ngjit në skenë dhe u tha se ata do të konkurronin  me njëri-tjetrin në disa gara. Fituesi do të kishte mundësinë të dilte në një takim të vërtetë me të.

Një nga pjesëmarrësit i quajtur Nikolas tha se Natasha i shtriu meshkujt përtokë dhe i urdhëroi të bënin pompa e më pas të vraponin. Më tej Natasha renditi disa karakteristika që nuk i pëlqen tek meshkujt: “Nëse je nga Puerto Riko dhe mbështet Trump të lutem largohu”, “nëse ke një mjekër të gjatë largohu”.

Kërkesat vijuan “Nëse je turist dhe nuk jeton në Amerikë largohu”, “nëse je në një lidhje”, “nëse e ke bezdi që kamera të të filmojë”, “nëse lidhja e fundit përfundoi pasi e dashura i dha fund”, “meshkujt e quajtur Xhimi”, “meshkujt që kërkojnë vetëm seks”, “meshkujt e shkurtër”, “meshkujt me bark, tullacë, duhanpirësit, pijedashësit”.

Amir Pleasants, një tjetër pjesëmarrës tha se Natasha kërkoi të bënin 30 pompa, vrap përreth parkut dhe të mbanin një fjalim në skenë për një minutë.

Kjo skenë tërhoqi vëmendje në publik, qytetarët afroheshin tek sheshi të xhironin video, qeshnin dhe talleshin me “fatkeqësinë” e burrave pjesëmarrës. Madje edhe policia u afrua dhe nisi të gajasej kur panë atë që po ndodhte. Eventi u organizua nga Rob Bliss Creative, një kompani virtuale marketingu.

Në vitin 2013 një dyqan me jogurt të ngrirë bëri diçka të tillë pasi biznesi po shkonte keq. Ata krijuan një profil në Tinder dhe mbi 70 meshkuj u shfaqën në dyqan. Ata filluan të blejnë kos të ngrirë pasi u futën në siklet dhe kuptuan se e gjitha kjo ishte një lojë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas