Kryesore, Media

“Do më fusni në telashe”: Fjalët e konsullit teksa po i prisnin gishtat gazetarit

Konsulli i Përgjithshëm i Arabisë Saudite raportohet se është regjistruar teksa paralajmëron skuadrën që po vriste gazetarin Jamal Khashoggi. Ai u thotë që ta vrasin jashtë, në një audio të regjistruar në konsullatë në Stamboll ditën e zhdukjes së gazetarit saudit.

Konsulli i përgjithshëm, Mohammed al-Otaibi mendohet se u tha burrave të skuadrës se “do më fusni në telashe nëse e torturoni brenda konsullatës”.



Teksa ia prisnin gishtat viktimës, ata iu përgjigjën duke i thënë konsullit: “Qepe, nëse do të jetosh”.

Ky lajm vjen në kohën kur një person, që ka punuar si truprojë për Princin e Kurorës në Arabinë Saudite, është identifikuar si i dyshuari kryesor për krimin e rëndë. Një ekip prej 15 personash u dërgua në Stamboll për të eliminuar gazetarin.

Audio shokuese, e cila akoma nuk është provuar nëse është legjitime, provon se gazetari jo vetëm është vrarë brenda konsullatës, por është masakruar teksa ishte i gjallë.

Teksa e torturonin, një nga autorët dëgjohet duke thënë se “kur e bëj këtë punë, dëgjoj muzikë”.

Policia turke po heton nëse trupi i gazetarit është shpërbërë me acid.

Gjithë krimi zgjati vetëm 7 minuta. Në audio dëgjohen ulërimate gazetarit teksa vdiste. Më pas mendohet se i injektuan një drogë dhe ai heshti përgjithmonë.

“Nuk pati përpjekje për ta marrë në pyetje, kishin ardhur për ta vrarë,” tha një burim për Daily Mail.

Zhdukja e gazetarit kritik e ka vënë në pozitë të vështirë Arabinë Saudite, veçanërisht me aleatët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Khashoggi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dhe nuk doli më. Jashtë e priste e fejuara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas