Humor

Do laheni në det por nuk dini ku ta lini portofolin? Moderator shqiptar ka një ide interesante…

Ermal Mamaqi njihet për humorin e tij dhe për mënyrën si i trajton çështjet, ku edhe ato më seriozet i merr me të qeshur. Kështu ka ndodhur edhe në postimin e fundit të tij në Instagram i cili të shkrin së qeshuri.

Në stinën e ngrohtë të verës, plazhi është destinacioni kryesor i njerëzve. Por ndodh shpesh që njerëzit nuk kanë ku t’i lënë sendet e tyre personale dhe të hyjnë për t’u larë në det.



Për këtë ju vjen në ndihmë Ermal Mamai, i cili ka një ide mjaft interesante.

Në profilin e tij në “Instagram”, moderatori ka postuar një foto ku sugjeron se portofolin me para mund ta mbështjellin në një pampers të pastër dhe në këtë mënyrë askujt nuk i shkon mendja që brenda tij mund të ketë para.

“Fute kuletën ketu dhe ik i qetë të lahesh në det”,- shkruan Mamaqi, një koment që ka ngjallur shumë reagime e të qeshura te ndjekësit e tij.

 

PasPara

1 koment

Leave a Reply to PILOTI Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas