Aktualitet, Kryesore

Do ishte historik, por… takimi i qershorit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, anulohet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Hong Un, në muajin qershor, raporton “BBC”.

Lajmi bëhet i ditur nga Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e këtij anulimi.

Vetëm një ditë më parë, Peniani bëri një deklaratë ofenduese ndaj Zv.presidentit amerikan, Pence.



Zëvendësministrja e Jashtme e vendit komunist e akuzoi Mike Pence për “doza budallallëku” dhe paralajmëroi mbi mundësinë e një “përplasjeje bërthamore” nëse diplomacia dështon.

“Peniani nuk do t’i lutet Uashingtonit për dialog, – tha Choe Son-hui. – E as nuk do të përpiqet ta bindë palën tjetër të marrë pjesë në bisedime”.

Këto ditët e fundit, nga të dyja krahët ka pasur paralajmërime se bisedimet e 12 qershorit mund të shtyhen, apo edhe të anulohen krejtësisht.

Koreano-veriorët kanë kushtet e veta, ndërsa Trumpi nga ana tjetër këmbëngul se është Peniani, ai që duhet të plotësojë kriteret që samiti të ndodhë ashtu siç është parashikuar.

Choe Son-hui është përfshirë në një sërë përpjekjesh bashkëveprimi me Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së fundit, por kjo duket nuk e ka penguar të dalë tani me një qëndrim të prerë.

Në një artikull të agjencisë shtetërore të lajmeve “KCNA”, ajo citohet të thotë se Pence ka bërë në media disa komente të pahijshme, që nuk mund të anashkalohen, duke përfshirë këtu pretendimet se Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas