Kryesore, Rajoni

“Do i financojmë linjat ‘low cost’”

avioniPrej kohësh, aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” është kthyer në një qendër transporti jo vetëm për maqedonasit, por edhe për vendet e rajonit.

Arsyeja: Qeveria vazhdon që të financojë kompanitë e fluturimit me kosto të ulët.



Ministria e Transportit e këtij vendi thotë se ata e kanë analizuar me kujdes situatën dhe thonë se financimi nuk bie ndesh me legjislacionin europian.

Por sipas BIRN, qeveria kosovare është ankuar zyrtarisht pranë Komisionit Europian, duke theksuar se financimet e Maqedonisë krijojnë një konkurrencë të pandershme.

Një zyrtar kosovar tha se KE u ka kthyer përgjigje dhe thotë se po e heton situatën.

Aeroporti i Shkupit ka njohur një rritje prej 40 përqind të pasagjerëve falë financimit të linjave “low cost”.

Për këtë vit, qeveria ka ofruar 4.9 milionë euro financime.

Në tetor, qeveria tha se do ofrojë një shtesë prej 25 deri në 35 euro për pasagjer për turistët që vijnë nga Bullgaria, Bosnja dhe Serbia.

Në vitin 2015, Maqedonia do ofrojë financim prej 65 euro për ata që vijnë nga Gjermania, SHBA, Britania, Kazakistani dhe Azerbajxhani.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas