Humor, Kryesore

Do gajaseni… me gabimet qesharake që kanë ndodhur në ‘perlat’ e kinematografisë botërore

Megjithëse qindra apo mijëra njerëz punojnë në produksionin e filmave, ndonjëherë i shpëtojnë gabime që nuk arrijnë të korrigjohen në fund.

Disa prej tyre përfshijnë informacione të rreme apo detaje që nuk duhen shfaqur.



Në galerinë e mëposhtme do të shihni disa gabime qesharake në filma që ndoshta nuk i kishit vënë re më parë:

Piratët e Karaibeve – Jack Sparrow ka vënë një kapele me etiketë Adidas që dallohet qartë.

Troja – Një aeroplan fluturon prapa Akilit – Brad Pitt

American Sniper – Përdoret dukshëm një kukull plastike në vend të vajzës së personazhit që luhet nga Bradley Cooper.

The Green Mile – Një person me fuqi të jashtëzakonshme, i akuzuar për përdhunim, dënohet me vdekje në karrigen elektrike, megjithëse në shtetin ku zhvillohet ngjarja nuk përdorej metoda e dënimit me vdekje.

La La Land – Në skenën hapëse të muzikalit modern La La Land, shoferët kërcejnë mbi makina në një autostradë në Los Anxhelos. Disa nga tavanet e automjeteve janë shtrembëruar si pasojë e aktivitetit fizik mbi to.

Gone with the Wind -Në filmin klasik shihet një llambë e lidhur me një kordon elektrik, diçka e pazakontë në periudhën e Luftës Civile në Amerikë.

Piratët e Karaibeve – Sërish në një nga skenat e Piratët e Karaibeve një personazh ka veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe një kapele fermeri.

Gladiatori – Personazhi që luan Russell Crowe referohet si “spanjoll”, një term që nuk është përdorur deri në shekullin e 14, ndërkohë që filmi zhvillohet 1,200 vite më parë.

Mumja – Kur Cruise dhe Wallis ndodhen në tunelin nëntokësor në Londër, ata ecin përgjatë binarëve para se një tren të kalojë përmes. Hekurudha e tretë, që mban me energji elektrike trenat nëntokësor të Londrës mungon, dhe nëse do të ishte aty, do ti kishte tronditur të dy me elektricitet.

<
>
avion-troie-brad-pitt-film CFzjyX2ezCp1iu0K dEpdyXZdDTqxQYUV HAgntGP9lbKGZAUR j4ld9MtrUkWDpjEh mxLUnT0DPpCmsw9x OxUouVrW1ijYCaXG RcU4i4AayQUAemJQ W0MCzhNyDufUf0ym Y2evhBF24FK90BER
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas