Kronika, Kryesore

Djegia e makinave në Durrës, çfarë tha pronari në polici…

Të tjera detaje zbulohen pas djegies së dy makinave mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit ‘Niko Dovana’ ndërsa dy mjetet që janë djegur janë tip ‘Benz’ me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.



Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se objektiv ka qenë mjeti me targa AA 432 PL, ndërsa mjeti tjetër ka marrë flakë pasi ishte afër.

Pronari i mjetit me targa AA 432 PL punon si projektues në një firmë private në Durrës dhe ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij në polici se nuk ka konflikte me askënd.

Policia nuk përjashton pistën se makinat mund të jenë djegur nga persona të pa përgjegjshëm pa ndonjë arsye konkrete.

Po këqyren kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të identifikuar autorët e ngjarjes si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas