KMR

Djaloshi amerikan, vrau veten pas bullizimit nga homofobët

Një djalosh 9-vjeçar ka vrarë veten pasi duroi 4 ditë bullizëm homofobik në shkollën e tij në qytetin e Denverit të shtetit Kolorado, thotë mamaja e tij.

Leia Pierce i tha KDVR-TV se, djali i saj, James Myles, i tha mamasë së tij gjatë kësaj vere se ai ishte gay.



Ajo tha se Jamel donte të shkonte në shkollë e t’u thoshte shokëve të klasës se ishte krenar që ishte gay.

Departamenti i shkollave publike të Denverit  (DPS) tha se konsulentët e krizave  janë vënë në dispozicion të nxënësve në shkollën fillore të Jamel.

Sistemi i shkollës u dërgoi lëtra familjeve të premten për shërbimin shtesë të konsulimit për nxënësit.

Letra e adresuar familjeve, thotë se vdekja e Jamel “është një humbje e papritur për komunitetin e shkollës tonë” dhe u japin garanci prindërve se do të kujdesen për fëmijet e tyre.

“Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me ju  që ta ndani këtë lajm me fëmijët tuaj në mënyrën më të përshtatshme, me aq mbështetje sa nevojitet, prandaj shprehuni lirshëm për çdo gjë që të keni nevojë për ta menaxhuar”.

Folësi i DPS Will Jones i tha BBC se, mësuesit në “Shoemaker” po krijojnë një hapësirë për nxënësit që të ndajnë ndjenjat e tyre dhe të procesojnë emocionet e tyre.

Mësuesit e klasës së katërt dhe të pestë gjithashtu do t’i telefonojnë familjeve individualisht për të kontrolluarit nxënësit.

“Prioriteti ynë tani është të shqyrtojmë çdo shqetësim të ngritura për këtë rast, t’i mbajmë të gjithë studentët të sigurt dhe të bëjmë një rishikim të detajuar rreth fakteve që sollën këtë humbje tragjike”,- tha ai në një deklaratë përmes emaili.

Policia e Denverit po hetojnë vdekjen  e djalit si një vetëvrasje.

Trupi i Jamel u gjet në shtëpi të enjten, i tha znj.Pierce medias lokale.

Ai kishte filluar të ndiqte klasën e katërt në shkollën fillore Joe Shoemaker, ditën e hënë, tha ajo.

“Djali im i tha vajzës më të madhe se fëmijët në shkollë i thanë të vriste veten”,- tha znj. Pierce.

“Jam thjesht e trishtuar pse ai nuk u hap me mua. Jam shumë e mërzitur që ai mendoi se ajo ishte zgjidhja e tij”.

Ajo tha se kur ai i kishte thënë se ishte homoseksual, ai dukej i trembur, por ajo e siguroi se do ta donte prapëseprapë.

Znj. Pierce tha se, ajo shpreson se vdekja e djalit të saj të rrisë ndërgjegjsimin mbi efektet e bullizmit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas