Aktualitet, Kryesore

Djali vret babanë në Greqi, e kishte abuzuar seksualisht. Ç’ndodhi brenda familjes shqiptare që tronditi ishullin…

Një krim brenda familjes ka ndodhur mes shqiptarëve të Greqisë, teksa djali 26-vjeçar ka vrarë me armë babanë e tij 70-vjeçar.

Krimi i rëndë ka ndodhur në Zakyntho të Greqisë më 27 Maj, por është zbardhur ditën e djeshme nga policia greke. Viktima ka qenë brenda makinës së tij kur u vra.



Djali 26-vjeçar i viktimës është arrestuar nga policia dhe arma e krimit është sekuestruar. Policia ka ngritur akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Mediat greke thonë se autori ishte djali i 70-vjeçarit nga martesa e dytë me një grua shqiptare.

“Kathimerini” shkruan se viktima ishte një postier në pension. Sipas kësaj të përditshme, shkak i vrasjes kanë qenë konfliktet familjare. Po duket se pas kësaj tragjedie fshihen edhe detaje më tronditëse. 26-vjeçari shqiptar që vrau me çifte babain e tij, mund të jetë viktimë e abuzimit.

Ai ishte fëmija i dytë nga martesa e dytë e 70-vjeçarit me një grua shqiptare. 26-vjeçari pranoi krimin që kishte kryer dhe u arrestua për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e policisë mbi djalin ranë kur ai dhe mamaja dhanë dëshmi kontradiktore.

Këto dyshime u përforcuan akoma më shumë kur 26-vjeçari dhe e ëma nuk morën pjesë në varrimin e 70-vjeçarit. Të mërkurën, autori rrëfeu krimin dhe u tregoi autoriteteve të tjera informacione të vlefshme për hetimin, shkruan ‘’Tv klan”.

Sipas tij, babai kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë. Madje të njëjtën gjë bëri edhe me motrën dhe vëllain e 26-vjeçarit nga martesa e tretë e babait të tij. Ai i tha policisë se 70-vjeçari kishte abuzuar me motrën e tij 10-vjeçare dhe vëllain 7-vjeçar.

Nëse këto pretendime të tij do të vërtetohen, do të shkaktojnë një skandal në ishullin grek, që u trondit mbrëmjen e së dielës me krimin brenda familjes. Viktima 70-vjeçar me iniciale P.M. ishte një postier në pension. Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij me plagë në kraharor, fytyrë dhe në krah të shkaktuara nga arma e gjahut.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas