Humor

Djali i shkruan “fiksimit” në WhatsApp, vajza e refuzon në mënyrë epike

Nëse ju bie “në dorë” një numër i një vajze ose djali të bukur, sot gjëja e parë që bëhet është ta regjistrosh dhe ta shikosh në WhatsApp për ta përshëndetur.

Kështu ka bërë edhe një ir ri, i cili shtoi në WhatsApp një vajzë të bukur dhe e përshëndeti me një “Mirëdita!”.



Vajza e pa mesazhin dhe vendosi të mos përgjigjej, por pas disa orësh mendoi të tallej me të.

Vajza iu përgjigj “Natën e mirë!” të riut në WhatsApp, por djali ishte në gjumë në ato orë dhe nuk mund t’ia kthente.

Ditën tjetër ai u zgjua dhe pa mesazhin, i mbushur me emocione ai vendosi t’i shkruante prapë “Mirëmëngjesi!”, një përshëndetje që po ashtu vajza ia ktheu pas një ore me të njëjtin tekst.

“Çfarë po bën?” e pyet djali i ngazëllyer, por nuk mori asnjë përgjigje, përveçse pasdite teksa ajo i tha “Mirëdita”.

Por, si duket djali e kishte kuptuar që vajza po tallej me të dhe i tha prerë “Natën e mirë!”.

Pas refuzimeve për të hapur një bisedë, djali i ka bërë bllok vajzës, por kjo e fundit e ka shpërndarë bisedën në rrjetet sociale dhe është bërë virale duke u quajtur si një refuzim epik, me qetësi dhe dashuri…

Burimi La Republica

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas