Kronika

‘Djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë’, policia: E vërteta është se…

Policia e Durrësit, ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, se nuk po hetohet rasti i përdhunimit të një vajze nga Kruja nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja.

Policia sqaron se ngjarja nuk është fshehur pasi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit më datë 22.07.2018, por nuk mund të japin më shumë detaje pasi çështja është nën hetim.



Sipas deklaratës së bluve të Durrësit, 25-vjeçares i është marrë deklarata nga efektivët e Komisariatit të Krujës duke vlerësuar të gjithë elementet e kësaj ngjarjeje në ngarkim të djalit të deputetit socialist.

Deklarata e Policise se Durresit:

“Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se:

Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje.

SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018)”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas