Kryesore

“Djali i deputetit përdhunoi 25-vjeçaren”, reagon policia: Po bëjmë verifikime

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, se djali i deputetit socialist Rrahman Rraja ka përdhunuar një vajzë, ka reaguar edhe policia e Durrësit.

Në njoftim, policia sqaron se ngjarja nuk është fshehur nga policia e Krujës, dhe se njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.



“Kallëzimi i 25-vjeçares është marrë. Do të bëhet verifikim nëse rasti në fjalë ka patur shkelje flagrante. Ngjarja nuk është fshehur nga policia e Krujës. Ngjarja është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Policia e Krujës është duke vlerësuar të gjitha elementët. Për shkak se çështja është nën hetim, nuk mund të jepen të tjera detaje. SHBÇA është duke verifikuar për rastin në fjalë”, shkruan policia në reagimin zyrtar.

Një ditë më parë, Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital.

“Para 10 ditësh djali i deputetit të qytetit Krujë, z. Rrahman Rraja ka dhunuar një vajzë me mbiemër Maloku nga fshati Zezë i njesise administrative Nikël. Vajza ka bërë denoncim në drejtorinë e policisë Tiranë dhe i është deleguar për veprime policisë së rajonit Fushë Krujë. Policia ka thirrur vajzën dhe ka manipuluar denoncimin duke i bërë akt pajtimi, por vajza ka shkuar në zyrën e SHBÇA Durrës e ka ribërë denoncim dhe çështja ka ardhur përsëri në policinë e Fushë Krujës. Në rajonin e policisë punon vëllai i deputetit, inspektor Bashkim Rraja. Inspektori i krimeve dhe OPGJ janë nën presion e trysninë e deputetit Rrahman Rraja e të kryetarit të bashkisë, Artur Bushi dhe dhe vëllait të deputetit Xhelal Rraja, që është drejtor i postës Krujë, e ndërhyrjes së Taulant Ballës kanë bërë të mundur mosndalimin e djalit të deputetit dhe çështja ka shkuar ne prokurinë e Krujës në heshtje. Vajza e familja e saj janë nën presion psikologjik e dhunë verbale”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas