Rusi 2018, Sport

“Djajtë” e Tasmanisë përgjakin ringun në Australi

Grirëse djathi, shkop kriketi, tela me gjemba dhe pineska, janë disa nga armët e përdorura në ndeshjet e mundjes që po zhvillohen në Tasmani, ishullin më të madh të Australisë, ku marrin pjesë disa nga mundësit më të famshëm në vend.

Por ndryshe nga sa mund të mendohet, gjaku që do të shihni në fotot më poshtë është i vërtetë!



Mundësit performojnë sikur të ishin në skenë, por grushtat dhe shkelmat që shkëmbejnë me njëri-tjetrin lënë pasoja.

Asgjë nuk i bën të ndalojnë pasi janë ngjitur në ring, vetëm kur gjyqtari bën shenjën “X”, që do të thotë se ndeshja duhet të ndërpritet menjëherë pasi gjendja është shumë e rëndë.

Në këto dyluftime “për jetë a vdekje” mund të ndeshen edhe femrat me meshkujt, pasi organizatorët zbuluan se ishte pikërisht një përballje e tillë që tërhiqte më shumë publikun, sidomos kur fitojnë femrat.

Mundja është një sport që po fiton shumë vëmendje në Australi dhe në tetor është planifikuar edhe evenimenti më i madh i këtij sporti që do të organizohet nga WWE.

<
>
1987 2048 2048-1 2190 2194 2194-1 2240 2240-1 2684 3360 3360-1 3360-2 3360-3 4032
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas