Politika

Dita Ndërkombëtare e Rinisë/ Basha: Qeveria ka braktisur të rinjtë shqiptarë

Në Ditën ndërkombëtare të Rinisë, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur Tëitterin për të përcjellë mesazhin e tij për të rinjtë shqiptarë.

Basha rikonfirmoi mbështetjen e PD-së për rininë, duke premtuar se do të ulë tarifat e universiteteve dhe do të ofrojë stazhe pune me pagesë për studentët, kur të vijë në pushtet.



Gjithashtu, kreu i opozitës nuk ngurroi të akuzojë qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendit, duke mos shpenzuar asnjë lekë për këtë kategori të popullsisë.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite”,- tha ndër të tjera Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas