Politika

Dita europiane e Kujtesës/ Nishani: Asnjë aktivitet nga qeveria, duan të harrojnë edhe…

Ish-presidenti Bujar Nishani ka akuzuar qeverinë socialiste se nuk ka organizuar asnjë aktivitet përkujtimor për “Ditën Europiane të kujtesës së viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit”.

Nishani shkruan se qeveritarët e Tiranës duan të harrojnë edhe të zhdukurit ende pa varr!.



Ish-Presidenti ka renditur tmerret e rregjimit komunist në Shqipëri, që nga persekutimi, vrasjet pa gjyq, grabitja e pronave, varfëria ekstreme etj duke u berë vendi europian që përjetoi diktaturën më të egër staliniste.

Ja postimi I plotë I ish-Presidentit Nishani

“Dje, 23 gushti shënon “Ditën Europiane të kujtesës së viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit”. 
Një kalvar krimesh të tmerrshme që kujtohen në çdo vend europian. 
Madje edhe në SHBA.

Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan që prej 1944 deri në 1992 diktaturën më të egër staliniste në të gjithë Europën.
Vendi u rrethua me tela me gjemba !
Prona dhe pasuria e ligjëshme u konfiskua !
Besimi u ndalua, kishat e xhamitë u shembën !
Dhjetra mijëra u mbyllën në kampe interrnimi !
Disa mijëra të tjerë u mbyllën në burgjet çnjerëzore e mjaft prej tyre vdiqën gjatë torturave !
Mijëra të tjerë u ekzekutuan, shumë prej tyre dhe pa gjyq !
Mbi 6 000 martirë ende sot janë pa varr !
Qindra të rinj u ekzekutuan në kufi pse tentuan të shkonin në botën e lirë !
Kooperativat bujqësore u shndërruan në fermat e skllavërisë për fshatin !
Ushqimi bazë i popullit ishte buka me sheqer e pak ujë !
Kush tentonte të shihte televizionin italian apo grek , të degjonte rock apo jazz, Zërin e Amerikës apo BBC, merrte në qafë të gjithë fisin !
Etj., etj., etj.
Asnjë aktivitet përkujtimor nga qeveria socialiste e Tiranës !
Asnjë nderim në Shqipëri për viktimat e ndërgjegjës për liri dhe të drejta !
Duan të harrojnë dhe të zhdukurit ende pa varr !
TURP !”

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas