Aktualitet

Dita e sindromës Down, Meta ka një mesazh të ndjerë




               Publikuar në : 12:00 - 21/03/18 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të ndjerë, me rastin e ditës botërore të sindromës Down.


Ai i cilëson si fëmijë të mrekullueshëm të vegjlit e prekur nga kjo sindromë dhe që sipas tij, japin shumë dashuri dhe përkujdesje.

Ndër të tjera Presidenti falënderon prindërit e fëmijëve me këtë sindromë dhe organizatat që merren me kujdesin e tyre.

“Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta në Facebook.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas