Aktualitet

“Dita e Gjykimit” për Merkelin, ngurtësohen qëndrimet për emigracionin në koalicionin e saj

Fati i bllokut qeverisës të kancelares gjermane Angela Merkel do të vendoset të hënën, pasi një mosmarrëveshje e koalicionit mbi politikën e emigracionit arrin fundin e saj.

Bashkimi Kristian Demokratik i Merkel dhe partia e saj bavareze do të nisin bisedimet e përbashkëta më vonë në Berlin në një përpjekje për të ndërmjetësuar një kompromis 11-orësh, pasi diskutimet e veçanta në orët e hershme të mëngjesit nuk arritën t’i japin fund bllokimit.



Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i cili kryeson Bashkimin e krishterë social bavarez, tha se kishte propozuar të japë dorëheqjen nga kabineti i Merkelit, por e shtyu këtë vendim, për të lejuar më shumë bisedime me CDU në shpresën e arritjes së një mirëkuptimi “për hir të vendit”, shkruan Bloomberg.

Pa një kompromis, të dyja palët rrezikojnë një shpërbërje historike të bllokut të partisë që qeveriset nga Gjermania, për shumicën e kohës që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo do të përshkallëzonte një krizë politike që do të linte Merkelin pa një shumicë parlamentare dhe do ta hidhte CSU në ‘shkretëtirë’ politike përpara zgjedhjeve rajonale në vjeshtë.

“Ata duhet të marrin vendimet e tyre së bashku”, tha Daniel Guenther, kryeministri i CDU në shtetin Schleswig-Holstein, në televizionin ARD të partisë bavareze. “Gjermania ka ‘mbajtur frymën’ për dy javë, për shkak të këtij konflikti të brendshëm. Më së fundi duhet të fillojmë të shikojmë për të ardhmen “.

Përpjekja e fundit për një marrëveshje vjen pas një drame të dielën, që përfundoi diskutime të nxehta për Merkelin, e cila ndihmoi të negociojë me liderët e tjerë të Bashkimit Evropian për emigracionin javën e kaluar. Kjo mbështetje ngriti presionin ndaj aleatit bavarez të CDU-së – një nga tre partitë e koalicionit – për t’u larguar nga një krizë e plotë e qeverisë.

(BalkanWeb)

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas