Kryesore, Rusi 2018, Sport

Dita e dytë e ‘Rusi 2018’/ Sot derbi iberik, Portugali-Spanjë

Dita e dytë e Botërorit të Rusisë ka rezervuar superndeshjen mes Spanjës dhe Portugalisë që do të luhet në orën 20:00, dy ekipe që kanë nuk i kanë kaluar pa probleme ditët e tyre të para në Rusi. Përfaqësueset iberike janë vënë përballë njëra-tjetrës në fazën finale të një botërori vetëm 1 herë në 2010 me Spanjën që fitoi falë golit të David Villës.

Por Portugalia do të kërkojë që të bëhet skuadra e katërt që fiton dopietën evropian-Botëror, dhe kjo e Rusisë është pjesëmarrja e 7 në Kupën e Botës në historinë e saj. Më mirë ka bërë Spanja që luan botërorin e saj të 15 dhe të 11 radhazi.



Ylli i kësaj sfide padyshim është Cristiano Ronaldo që në kualifikuese shënoi 15 gola e dha 3 assist, por Spanja ka rezultuar mace e zezë për të pasi në 340 minuta lojë kundër ‘La Rojas’, nuk ka shënuar asnjë gol.

Fernando Santos do të besojë pikërisht te ylli i Realit të Madridit, Andre Silves dhe Joao Marios për t’i bërë dëm Spanjës që vjen në këtë përballje pas asaj që u konsiderua si ‘Tërmeti i Krasnodarit’ pas shkarkimit të Lopeteguit dy ditë më parë, ndërkohë që drejtimi i skuadrës i takoi Fernando Hierros.

Ky i fundit do të kundërpërgjigjet me Diego Costën si pikë referimi në sulm i mbështetur nga Asensio, Isco, Thiago, Koke dhe Iniesta.

Në orën 17:00 do të luhet sfida mes Egjiptit dhe Uruguajit. Trajneri i skuadrës afrikane, Hector Cuper konfirmoi praninë e Mohamed Salah në këtë përballje ku favorite është padyshim skuadra e Oscar Tabarez, Edinson Cavanit dhe Luis Suarez.

Ndërsa në 14:00 do të luhet sfida mes Marokut dhe Iranit. Është kjo ndeshja që duket se është me e ekuilibruara në këtë ditë të sotme edhe pse problemet nuk mungojnë as në këtë pikë.

Rasti më kurioz është se Irani është detyruar të blejë këpucët për futbollistët e tij duke qenë se kompania Nike nuk i furnizoi për shkak të sanksioneve të SHBA ndaj Teheranit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas