Kryesore, Mapo Format

Diskutimi i parë në UET, për krijimin e Urdhërit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë

Universiteti Europian i Tiranës  zhvilloi ditën e sotme seminarin për krijimin e Urdhërit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë. Pjesë e këtij eventi të rëndësishëm ishin përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë dhe Këshillit Nacional të Inxhinierëve Italianë Consiglio Nazionale Ingegneri.

Përgjatë këtij seminari u diskutua krijimi i një ‘ure’ inxhinierike për veprimtarinë mësimore shkencore siç është Fakulkteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës. Në prag të dekadës së tretë të këtij mijëvjeçari, një vlerësim serioz i tregut universitar do ti diferencojë universitetet jo vetëm nga numri i studentëve që ata tërheqin por dhe aftësia e njësive të tyre për përvojën e produkteve shkencore. Fakulteti i ri i Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës po hedh një hap përpara jo vetëm si qendër mësimore por dhe si një vatër e kërkimit shkencor dhe organizimeve të tilla që ja ngrejnë vlerën inxhinierit.



Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës Prof. Dr. Arben Dushi u shpreh se kjo nismë kërkimore do të ndihmojë në përmirësimin aktual. Shoqatat e Inxhinierëve duhet të bashkohen sëbashku.

“ Në prag të dekadës së tretë të këtij mijëvjeçari, një vlerësim serioz i tregut universitar do ti diferencojë universitetet jo vetëm nga numri i studentëve që ata tërheqin por dhe aftësia e njësive të tyre për përvojën e produkteve shkencore. Jemi ndër vëndet e rralla, por jemi drejt rrugës së stabilizimit.”.-shprehet Dushi

Gjatë këtij seminari, presidenti i Universitetit Europian të Tiranës Adrian Civiciu shpreh se krijimi i Urdhërit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë është një  bazë solide, jo vetëm për të mësuar por dhe për të bërë kërkime shkencore.

“ Përgjithësisht urdhërat dhe profesionet e ndryshme datojnë që në mesjetë. Në thelb të tyre qëndron kërkesa dhe korrektësia pa abuzuar me përfituesit e këtij shërbimi. Në këtë sens Shqipëria ka shumë nevojë për urdhëra të tillë sepse jemi në një vënd në ndërtim, process industrializimi. Natyrisht edhe në eksperiencën tonë, etika e profesionit duhet të zbatohet. Urdhëri i Inxhinierëve është një institucion më vete. Fakulteti i ri i Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës po hedh një hap përpara jo vetëm si qendër mësimore por dhe si një vatër e kërkimit shkencor dhe organizimeve të tilla që ja ngrejnë vlerën inxhinierit”.-shprehet Civici.

Kryetari i shoqatës së inxhinierëve konsulentë të Shqipërisë z. Faruk Kaba shprehet me shpresën e madhe se kanë ardhur në fundin e fillimit të finalizimit të Urdhërit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë

“Themelimi i Urdhërit të Inxhinierit në Shqipëri është shumë i rëndësishëm. Në fakt fillimi i kësaj pune është ndër më shumë se një dekadë kur ne bëmë tentativat e para. Por punët në Shqipëri lëvizin ngadalë. Tashmë kemi ardhur në fundin e fillimit të finalizimit të Urdhërit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë. Jemi ndër vëndet e rralla, por jemi drejt rrugës së stabilizimit. Ne kemi firmosur një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kemi ngritur një komision veçanërisht në bashkëpunim me Urdhërin Italian të Inxhinierëve. Në të gjithë këtë aktivitet komisioni i këtij qëllimi ka punuar dendur dhe kemi marrë shumë mendime nga ato. Ne kemi dorëzuar draftin në ministri dhe shpresojmë të jetë aktive”.-shprehet Kaba.

Drejtori i Përgjithshëm i Urdhërit të Këshillit të Inxhinierëve në Itali Roberto Orvieto u shpreh se do të jetë në mbështetje dhe se është siguruar asistenca e tij deri në mbyllje të procesit të Këshilli Kombëtar i Inxhinierëve në Republikën e Shqipërisë.

“Këshilli Kombëtar i Inxhinierëve është organi kombëtar institucional që përfaqëson kategorinë profesionale të inxhinierëve italianë. CNI është institucion publik jo-ekonomik i themeluar në vitin 1944 dhe i vendosur nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë që monitoron kontrollet për miratimin e rregullores së dhënë. Këshilli Kombëtar harton kodin e etikës dhe udhëzimet për zbatimin më të mirë të ligjeve të detyrueshme. Këshilli Kombëtar dhe urdhrat provincialë janë vigjilentë për veprimet e profesionistëve në përputhje me ligjin (Dekreti 137/2012)”.-përfundoi Orvieto.

Pjesë e këtij seminari ishte edhe arkitekti i njohur Artan Shkreli i cili tregoi se kjo vonesë për miratimin e Urdhërit të Inxhinierit në Republikën e Shqipërisë është enjë vonesë e kotë. Sipas arkitektit të njohur Shkreli ky vendim do ti bëjë arkitetktët më të përgjegjshëm dhe më të vetëdijësuar.

Besoj se ky draft duhet ti shpërndahet dhe shoqatave të tjera, të njihen në kohë reale me zhvillimet. Ka disa grupime më të vogla që se kanë arritur. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për profesionet tona. Mendoj se është e rëndësishme për dy motive, e para se na bën përgjegjës për konsumatorin dhe e dyta pë rata që janë hskëputur nga profesioni si rasti im duhet të azhornohen dhe të jenë në praktikë përpos avancimit të shkencave konstruktive dhe teknikat e reja të teknologjisë së ndërtimit për arkitektët. Unë nuk shikoj asnjë pengesë që ne ti miratojmë këto urdhëra, varet si do vendoset dhe për më tepër që është hsumë e vonuar dhe duhej bërë shumë më përpara. Është një vonesë pa arsye prej 10 vitesh. Mungesa e orientimit profesional dhe vetëdijësimi na sjell dëme të panevojshme nga abuzivizmi dhe jo nga mosrespektimi i ligjit”.-shprehet Shkreli.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas