Kryesore, Mapo Format

Diplomohen studentët e UET, Ferit Duka: Do t’i jepni përgjigje sfidës së reformës në drejtësi

Top Channel

1256 studentë të Universitetit Europian të Tiranës përfunduan ciklin e studimeve per vitin 2017-2018, ku u shpërblyen me marrjen e diplomës në një ceremoni jubilare.



Profesor Ardian Civici u shpreh: “Të diplomosh një numër kaq të madh studentësh do të thotë të ndjehesh shumë i përgjegjshëm përballë faktit nëse cilësia dhe standardi kanë qenë në atë nivel që duhet dhe ky brez i ri i diplomuar të jetë i përgatitur profesionalisht”.

Administratori Arbër Agalliu deklaroi: “Të mbërrish në vitin e 10 në një aktivitet të tillë do të thotë të konsolidosh të gjitha standardet më të mira, jo vetëm në arsimin e lartë, por edhe në administrimin si një nevojë në tregun e punës”.

Pjesë e ceremonisë, e njëjtë si në modelin anglosakson, ishin dy të ftuar të veçantë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe informaticieni Grigor Joti, të cilët ndanë me të rinjtë këshillat për “fillimin e jetës” pas auditorit. Ndërkohë që profesori Ferit Duka shprehu bindjen se brezi i ri i sapodiplomuar në sektorin juridik në UET do i japë zgjidhje drejtësisë së munguar në vend.

Por, ç’do të thotë për vetë të rinjtë përfundimi i studimeve?

“Puna e UET, e stafit akademik ka ndikuar shumë në formim. Normalisht edhe masterin do e bëjmë këtu, për mundësi të shumta në punësim. Këtu janë profesorët më të mirë”, shprehen studentët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas