Kryesore, Mapo Format, Universitet

Diplomacia kulturore – Organizata kërkimore ‘Fondacione Italiani’, marrëveshje me UET

Universiteti Europian i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare bashkëpunimi me organizatën kërkimore ‘Fonazione Italiani”, duke i hapur rrugën zhvillimit të aktiviteteve didaktike, trajnuese dhe kërkimore në kontekstin e ndërkombëtarizimit.

Përmes saj, palët do të identifikojnë veprimet e përbashkëta për përcaktimin e projekteve mbi programet e financuara nga Bashkimi Evropian, sikurse mund të jetë programi Erasmus, në identifikimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe në organizimin e aktiviteteve të promovimit të kulturës dhe inovacionit në nivel lokal.



Ne jemi një fondacion kërkimor dhe operojmë përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare. Një prej programeve tona është pikërisht shkëmbimi kulturor përmes universiteteve.

Shqipëria dhe Italia kanë qenë gjithmonë 2 vende miq dhe mendojmë se ky shkëmbim kulturor është i nevojshëm për promovimin e të ardhmes. Presim që ky shkëmbim eksperiencash të jetë i rëndësishëm për të dyja palët.

Ndërkaq, për rektorin e UET, një universitet nuk mund të kuptohet pa punën kërkimore, ndaj kjo marrëveshje është një mundësi e mirë për zhvillimin e tij.

Kjo marrëveshje është pjesë integrale e misionit të Fondacionit, të angazhuar në të gjithë botën në veprimtarinë e diplomacisë kulturore, duke promovuar format e zhvillimit dhe hulumtimeve inovative dhe duke nxitur një zhvillim ndërkulturor dhe ndërkombëtar të territorin.

Ky fondacion operon në Shqipëri përmes kompanisë Publical, ndërsa sjell me vete një sërë marrëdhëniesh institucionale dhe kulturore me ndikime pozitive për partnerët.

Në veçanti për Shqipërinë, strategjik është partneriteti me Fondacionin e Pakicave Gjuhësore të Kalabrisë, brenda të cilit është aktiv edhe Bashkimi i Bashkive Arbëreshe. Në këtë kuadër po planifikohet edhe rritja kulturore dhe promovimi mediatik i kulturës arbëreshe në Itali dhe Shqipëri./SCAN/

<
>
33962701_10156331454165883_3991940044548997120_n 33963512_10156331454575883_361854950352879616_n 34103746_10156331454190883_4330006373640175616_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas