Bota

Diplomaci frutash deti? Erdogan fton ‘mikun e dashur’ Putin në një restorant peshku. Zbulohet tema

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyi Erdogan pritet të diskutojnë së shpejti sistemin anti ajror S-400 gjatë një darke peshku dhe frutash deti në një restorant në Stamboll.

Sistemi anti ajror rus të cilin Turqia ka vendosur të blejë ka nxitur zemërimin e NATO-s. Në një ftesë të Erdogan, dorëzuar presidentit Putin nga ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu ndër të tjera shkruhej:



“Miku juaj më i dashur, Z. Erdogan me ka kërkuar që t’ju përcjell përshëndetjet e tij më të ngrohta me shpresën se do të vizitoni Stambollin në të ardhmen e afërt për një darkë në një restorant peshku”.

Darka e peshkut e ka zanafillën në një samit të muajit korrik kur Putin i kujtoi homologut të tij turk se ai e kishte ftuar një herë për peshk në Stamboll.

Erdogan u përgjigj duke i thënë se ftesa qëndron akoma. Putin mësohet të ketë thënë se një ndër temat që duhet diskutuar menjëherë është edhe ajo e eksporteve të mishit rus në Turqi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas