Kryesore, Sport

Dikur e ndiqte edhe De Biazi, mbrojtësi i U21 ndërron skuadër

Merkato e verës ka sjellë një tjetër ndryshim për mbrojtësin e përfaqësueses U21 të Shqipërisë, Shaqir Tafa. Djaloshi i talentuar, i cili është rritur në akademinë e Palermos dhe vazhdon të jetë në pronësinë e këtij klubi, ka ndryshuar ekip, për të qëndruar përsëri në Serinë C italiane ku mund të luajë më rregullisht.

Nëse në sezonin e kaluar Tafa ishte pjesë e Monopoli, këtë edicion ai do të veshë fanellën e Kuneos, ku është përsëri i dhënë huazim nga skuadra e jugut të Italisë.



19-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje me përfaqësuesen Shpresa dhe pritet të jetë edhe në të ardhmen pjesë e grupit të saj për edicionin e ri. Ai vlerësohet si një talent me shumë perspektivë dhe një vit më parë, kur Shqipëria ndeshej me Italinë në Palermo, trajneri De Biazi pohoi për mediat lokale se e kishte monitoruar disa herë me stafin e tij këtë futbollist të talentuar. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas