Mapo Letrare

Diktatura komuniste në skanerin artistik

Nga Mexhit Prençi

Përsiatje mbi romanin ‘Josifopedia’ të shkrimtarit Rikard Ljarja



1.

Duke e konsideruar kritikën tekstore më efikase në gykimin e vlerave dhe jovlerave të një vepre letrare, prozë, poezi, dramë,  film etj., pozicioni im si kritik është orientuar të analizoj tekstin e çdo vepre  sipas vizionit, shestimit, formësimit e realizimit artistik dhe estetik nga autori. Sipas kësaj qasjeje do të analizoj romanin  “Josifopedia” të shkrimtrit Rikard Ljarja duke sfiduar qasjen e gabuar të  kritikëve dogmatikë që u kërkojnë autorëve pse vepra  është shkruar kështu apo ashtu dhe jo siç mendojnë ata, kritikucët.

2.

Ljarja është shkrimtar kompleks e në të njëjtën kohë edhe i veçantë, vetëvetja. Është i lirë në  procesin e hedhjes në kompjuter të mendimeve që i organizon ideja për t’i bërë skanerin artistik diktaturës së proletariatit nga 1948-1990. Nuk programon më përpara si të shkruajë, si do jetë struktura e romanit, personazhet, mjediset, atmosfera, tipat e karakteret. Shndërrimi i realitetit historik dhe jetësor në realitet letrar si reflektim i tij, është mishëruar artistikisht çka është vlerë specifike e prozës romaneske të Ljarjes..

3.

Protagonisti Josif, shkurt Sifi, është boshti  strukturor i veprës me të cilin lidhen personazhet e tjerë, ngjarjet, episodet, situatat, rrethanat, konfliktet dhe mjediset e shumta të ndryshme e të larmishme. Rëfimet e Josifit dhe të autorit plotësojnë njeri-tjetrin. Romani përshkohet tejembanë nga fije të dukshme si: fijet e kuqe të terrorizmit komunist, fijet e fshehta të përgjimit e spiunimit, fijet e varfërisë dhe mjerimit, fijet e imoralitetit të kuadrove të partisë e të pushtetit, fijet me elemente psikologjike tek personazhet dhe fijet e dyshimit për gjithçka. Mëdyshja kështu apo ashtu dhe frika e përgjimit prej spiunëve të shtetit socialist, ku në çdo tre vetë njeri ishte spiun, është element thelbësor i romanit, po edhe i qenies së Rikardit njeri dhe Rikardit shkrimtar si në vizion, përceptim e përjetim dhe i perveçëm në mendime, aludime, në fobinë nga spiunët.

4.

Subjekti, ngjarjet bëmat e personazheve, janë vendosur në një fshat të vogël në Shqipërinë e Jugut. Po mund t’i vendoste kudo në Shqipërinë socialiste pa liri  Romani siç e cika më sipër është reflektim i realitetit të diktaturës së proletariatit, shprehur me gjuhën e artit romanesk, ku realizmi, thjeshtësia, elementet ironikë e satirikë e përshkojnë tekstin tejembanë. Sipas meje, është një kronikë historiko-letrare me vlera historike, artistike dhe mesazhe tronditëse për diktaturën e djeshme që  i flet  edhe kohës së sotme, si vazhdim i së djeshmes, ku në realitetin e tanishëm, neodiktatura ka pushtuar  çdo qelizë në të katër pushtetet. Liria, demokracia dhe drejtësia janë arratisur.

5.

Mënyra si është formësuar romani është unikal. Që nga faqja e parë e gjer tek e fundit nuk ka as kapituj,  as ndarje me tre pika. as ndarje me tituj. Autori  ka aplikuar si element kryesor strukturor “kryerrjeshtin”. Që në fillim të libritt lexuesit e kujdesshëm dhe të vëmendshëm e pëlqejnë këtë mënyrë strukturimi dhe ndjekin tekstin, çdo të ndodhë më tej, marrin kënaqësi dhe shijojnë romanin edhe për faktin se gjithçka rrjedh natyrshëm, si kronologji  e një jete të njerëzve në një fshat të humbur ku ngjarjet, episodet, situatat, kujtimet, retrospektivat, lidhen me protagonistin dhe janë, aq të shumta e të larmishme sa dhe interesante e realiste.

Detajet e pafundme dhe të larmishme janë përcaktuese të tipit, karakterit dhe portretit të çdo personazhi, megjithëse ato janë te shumtë. Për arritjen e kësaj vlere artistike të romanit, autorin e ka ndihmuar edhe të qënit kineast, ku personalja artistike e çdo personazhi në film, kërkon konkretësi dhe detaje specifike   për çdonjerin prej tyre..

6.

Në portretizimin e personazheve vlerësoj së pari, Josifin, si personazhi më i skalitur i romanit. Që kur lindi, erdhi në këtë botë si një  fëmijë i veçantë dhe i bukur imitonte kafshët e njerëzit, herë pëlliste si gomar e herë lihte si qen, po me zërin e tij të bukur këndonte dhe si bilbil. Kur u rrit studioi në Akademinë e Arteve. E emëruruan  përgjegjës i Vatrës së Kulturës në fshatin e tij. Gjeti një sallë si stallë ku mblidheshin kooperativistët. Shkrimtari Ljarja përshkruan thjesht gjendjen psikologjike në atë moment të  Josifit, por edhe përkushtimin maksimal për ta bërë këtë vatër që t’i vinte era kulturë në shërbim të njerëzve të fshatit.. Rrëfimet dhe përshkrimet janë realiste dhe me vertetësi artistike, pa letrarizma në paraqitjen e  mjediseve të pafundme që përmban romani.

Të theshta dh realiste janë përshkrimet për Vatrën e  Kulturës, ato në Kafe Tirana, ku në një tavolinë në një qoshe shkruant Dhimitër Shuteriqi; aty pinte kafe edhe Ismail Kadare e Dritëro Agolli dhe poeti e perkthyes i talentuar Robert Zhvarc; përshkruan mjediset kur Josifi lëvizte nëpër fshat, kur udhëtone me autobus të vjetër karrikature; stallën e lopëve, por edhe mjedise luksoze, kur bënte seks me sekretaren e partisë të Rajonit, e te tjera, e të tjera.

7.

Ndër personazhet lirikë, dramatikë e tragjikë, i portretizuar si asnjë tjetër është figura e Frosinës që e thërrisnin Fro-ja.  Fro-ja. e jashtëzakonshme! Që kur e pa për herë të parë Josifin, këtë djalë të bukur dhe të gjatë, e imagjinon edhe si mashkull të fortë, paçka se ishte veshur si bojaxhi  duke lyer me gelqere muret e sallës te Vatrës së Kulturës. Diçka lëvizi brenda saj. Vinte pothuajse çdo ditë dhe e ndihmote te fshinte sallën. Fro-.ja në moshën e adoleshencës vishej si djalë dhe lozte futboll me djemtë, ata që e ngacmonin i zhdëpte me grushta. Djemtë e admironin, ajo  refuzonte çdonjerin që ia shfaqte dashurinë apo tjetrin që ia kërkonte. Disa  u bënë xhelozë kur ajo krijoi marrëdhënie të afërta me Josifin, i cili në fillim pëlqente trupin e hedhur të saj, shalët e gjata dhe të pasmet rrubumllake, por shpejt filloi ta dashurojë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale pasionante me të. Në subkoshiencën e tij po programohej gruaja e ardhshme.  Por, ah, ajo natë e errët fatale kur ajo po kthehej në shtëpi, tre djem të fshatit befas në pritë e kapën, e përdhunuan e torturuan.. Ajo nuk e përballoi poshtërimin. U çmend  dhe tragjikisht  i dha fund jetës rrethuar nga tre qentë që e kishin shoqëruar.

8.

Një personazh tjetër ish- sekretari i organizatës së partisë që u çmend, portretizohet nëpërmjet rrëfimit artistik të autorit: “Josifit iu kujtua prifti që s’ishte burrë i keq. Ndihmonte njerëzinë të lidheshin me perëndinë. U mësonte udhën e drejtë. Dhe e pushkatuan. ( terroristët komunistë M.P.). I erdhi keq edhe për ish-sekretarin e organizatës së partisë  që kishte luajtur nga fiqiri… Ishte bërë kockë e lëkurë….e kishin quajtur armik që deshte të përmbyste pushtetin popullor, që deshte të sabotonte kooperativën, të helmonte bagëtinë, të helmonte dhe rininë  kooperativiste me idetë borgjezo-revizioniste….  Ishte dobësuar kockë e lëkurë, i dridhej i gjithë trupi; kokërdhokët e syve i kishin dalë përjashta, që të kallnin frikë… thotë autori. Kjo ndodhi pasi u pushkatua mësuesi i letërsisë për vjershën “Kur do të vijë pranvera”.

I dukeshin gjithë njerëzit të dyshimtë që e survejonin; herë pas here i sulej ndonjërit që kalonte pranë tij, me ulurima duke e sharë me fjalë të pista e të ndyra e duke pëfunduar me sharjet: spiun, spiun, spiun….”

9.

Në rrafshin moral dhe imoral portreti i Sekretares së Komitetit të Partisë  Rajonit: jepet me gjyra të ndezura…  Sapo Josifi hyri në zyrën e saj  dhe u prezantua kush ishte, ajo pa djalin bukurosh Josif dhe desh e hëngri me sytë që i prushëronin. Nuk e la të mbaronte. U ngrit nga tavolina, i shrëngoi dorën fort sikur ta kishte mik të vjetër dhe kishin kaq kohë pa u parë. Menjëherë iu hodh në qafë duke flakur pallton e autoritetit, u ngjitën trup me trup. Ndjeu menjëherë mashkullin energjik”. Josifi u befasua. Sekretarja porositi kryetarin e koperativës që t’i plotësonin çdo kërkesë…”Do ta bëjmë model Vatrën tuaj të Kulturës”

Pasi kaluan dy-tre ditë sekretarja i telefonoi; Të vish në ora shtatë mbasdite kur zyrat janë mbyllur. Sa trokiti në derë Sifi sekretarja e hapi menjëherë dhe e mbylli me çelës. “Duke buzëqeshur lehtë ajo e “qortoi” me një zë përkëdhelës si psherëtimë: duhej të të thërrisja unë?..Ti duhej të vije apo e ke mendjen atje tek ato vajzat e akademisë!”. Kishte veshur fustan të gjatë, shumë të gjërë, të bardhë  dhe me ca lulka te vogla të kuqe …E sheh gjatë në dritën e syrit. Frymëmarrja iu shpeshtua, Edhe Josifi u nxeh. Ao ia mori dorën dhe rrethoi belin saj. U ngjeshën të dy. Pastaj Josifi dorën e kaloi te gjoksi i saj i ndezur;  pastaj  dora rrëshqiti  poshtë e më poshtë, ajo flakëronte e tëra… kapi penisin e trashë e të gjatë të tij, kur dora e Josifit sapo kish mbërritur te seksi i saj. Hoqën duart dhe futën te njeri-tjetri veglat…Oh-ohet pushtuan zyrën…“Ç’të bënte Sifi i shkretë, refuzohej sekretarja e partsë?!”…

Kur Josifi po  largohej, ajo i tha se shpejt do të trasferohem në Tiranë dhe do të të marr edhe ty në zyrën timer, të punojmë bashkë…Nuk të lë në fshat…

10.

Në këtë shkrim të shkurtër nuk mund të argumetoheshin gjerë e thellë vlerat e këtij romani. Kërkohet një studim serioz për këtë roman kompleks e shumëdimensional antidiktaturë. Por ashtu si në çdo roman madje edhe kryevepër nuk ka përsosmëni edhe “Josifopedia’ e Ljarjes nuk është i përsosur. Siç njihet nga te diturit përsosmëria është pa limit. Parë nga kjo optikë, mendoj se shkrimtari i talentuar Ljarja mund të ishte më i kujdesshëm në përsëritjet që viihen re aty këtu, jo ato që janë të domosdoshme për theksimin e të rëndësishmes, por ato që tejkalojnë sensin e masës. Kjo do të ishte vlerë e shtuar e këtij romani unik në llojin e vet. Gjithashtu do të mendoja se titulli i romanit “Josifopedia” të ishte më i bukur dhe provokativ. Rikardi do të më kundërshtojë, por ne mirëkuptohemi si gjithnji.

11.

Në përfundim të këtij shkrimi do të theksoj, (si për ata që  e dijnë dhe për të tjerë që s’e dinë apo e refuzojnë)  se:  Cdo vepër artistike komunikon me lexuesin nëpërmjet artistikes, estetikes dhe mesazhit, nënvizoj m e s a z h i t.. Sa më të vlerta  të jenë dy të parat aq më i fuqishëm do të jenë mesazhet. që burojnë  nga një realitet i caktuar historik dhe jetësor. Nga teksti i romanit “Josifopedia” formuloj dy mesazhe të rëndësishmë dhe thelbësore.

Së pari: a). Nga skaneri artistik që i bën shkrimtari Ljarja  diktaturës komuniste në raportet me lirinë, drejtesinë, demokracië, mirëqenien e popullit dhe zhvillimin  e progresit të vendit formuloj mesazhin: E KEQJA TË NJIHET, TË REFUZOHET DHE TË MOS HARROHET. b).Nga nenshtresat semantike të tekstit të ronanit “Josifopedia” që i flet nën mutaf realitetit të sotëm, formuloj mesazhin: NEODIKTATURA që ka pushtuar të katër pushtetet, nuk ikën vetë. Popull zgjohu! Heshtja është vrastare!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas