Dikur

Diktatori nuk jetoi më gjatë

diktatoriIsh- doktoresha personale e liderit revolucionar të Koresë së Veriut, Kim Il- Sung ka treguar se ai bënte vazhdimisht transfuzion të gjakut nga të rinjtë në moshën 20 vjeç dhe kalonte orë të tëra duke parë fëmijët duke luajtur. Qëllimi ishte që të jetonte 100 vite.

Por përpjekjet e “Presidentit të Përjetshëm” shkuan dëm, pasi ai vdiq në vitin 1994, kur ishte 84 vjeç, dy vite pasi mjekja e tij personale dezertoi për në Korenë e Jugut.



Një informacion i tillë vjen në kohën kur nipi i tij, Kim Jong- Un, që aktualisht drejton vendin komunist, u zhduk nga qarkullimi duke shtuar spekulimet se ai ka bërë një operacion për ngushtimin e stomakut në Kinë, pas varësisë që kishte krijuar ndaj djathit zviceran Emmental.

Kim So- Yeon, mjekja personale i diktatorit, i tha CNN se problemet shëndetësore që po prekin Kim-in e ri janë të ngjashme me ato nga të cilat ka vuajtur gjyshi.

Ai tha se edhe babai i diktatorit aktual ka vuajtur nga diabeti, problemet e zemrës dhe stresi, që ia ka trashëguar të birit.

Ajo spekuloi gjithashtu se Kim mund të ketë marrë edhe hormone, që të ngjajë më shumë me gjyshin, një figurë shumë e nderuar në Korenë e Veriut.

Përpara se të dezertonte, doktoresha ishte drejtuese e një qendre të posaçme për kërkime se si të zgjatej jeta.

Aty bëheshin eksperimente dhe kërkime për metodat e reja se si Kim Il Sung të jetonte sa më gjatë.

Në vitet e fundit të jetës ai nisi të bënte transfuzion të gjakut të të rinjve, duke besuar se kjo do e ndihmonte të jetonte më gjatë.

Pasi qendra vendosi që lumturia do i përmirësonte shëndetin, Kim nisi të ndiqte fëmijët duke luajtur me shpresën që kjo do e bënte të qeshte.

“Ai donte të sundonte sa më gjatë të ishte e mundur. Mendoj se e donte një jetë të gjatë për kënaqësinë e tij,” tha doktoresha.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas