Aktualitet, Kryesore

Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës, policia shoqëron 4 persona

Makina  kreut të bashkisë në Vlorë  është djegur me benzinë  sot në mëngjes, ndërsa as policia as vetë Shpëtim Gjika nuk kanë sqaruar se cilat mund të jenë motivet e kësaj ngjarje. Forcat e rendit kanë reaguar duke shoqëruar katër persona, më shumë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me djegien që ka ndodhur në parkimin poshtë pallatit, ku ndodheshin veç benzit  luksoz edhe një Audi Q7 po në pronësi të Gjikës dhe disa makina të banorëve të tjerë të zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Djegia motivet e sëcilës janë ende të paqarta për policinë ka ndodhur herët në mëngjes dhe sipas bluve makinës duket se i është hedhur benzinë para se t’i vihej flaka. Dyshimet se asaj i ishte vënë edhe eksploziv u rrëzuan pas ekspertizës, ndërsa policia pohoi për Mapo, se ende kishte dyshime që zjarri mund të ketë qenë aksidental.  Ndërkohë së bashku me ekspertët e policisë në vendngjarje kanë qenë edhe shefi i policisë bashkiake Vlorë, Ardi Veliu. Gjika fillimisht ka përcjellë gjithccka në heshtje, ndërkohë që rrethe afër tij pohojnë se nuk ka hedhur dyshime dhe as ka pranuar të ketë pasur ndonjë konflikt të shprehur.



I pari që ka reaguar për ngjarjen ka qenë deputeti socialist i Vlorës Eltar Deda, në një nga rrjetet sociale: “Një barbari si ato që kemi parë gjatë gjithë kësaj qeverisjeje të mbrapshtë. Prandaj duhet shporrur sa më parë përgjegjësi kryesor që vret, djeg e hedh në erë me ‘duar të pastra’”, ka shkruar ai.Duke qenë një ditë e mbushur me aktivitete, Gjika ka “hedhur” tej shqetësimin për ngjarjen, duke dalë në publik dhe folur për figurën e Ismail Qemalit. Vëmendjes së mëpasshme të mediave në lidhje me ngjarjen dhe insistimit të tyre, kreu i bashkisë iu përgjigj: “Vlora sot prodhon vetëm një lajm, atë për nderimin e figurës së Ismail Qemalit”. Pas insistimit të gazetarëve në lidhje me ngjarjen, kryebashkiaku Gjika ka dhënë një përgjigje të shkurtër: “Kur vret shefi i gardës, çfarë mund të pritet më?”, është shprehur ai duke bërë insinuata për një ngjarje politike. Nga ana tjetër drejtues të PD lokale, prefekti Eduart Veccani dhe ish-kandidati për kryebashkiak Ardian Kollozi e kanë dënuar ngjarjen dhe kanë kërkuar zbardhje të menjëhershme të saj.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas