Kryesore, Shëndeti

Dietologia: Këto ushqime, të shëndetshme për sytë tuaj. Mos i…

Një dietë e balancuar është çelësi për një shëndet të mirë dhe nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as sytë. Frutat, perimet, por edhe peshku janë ato që ju nevojiten për të mbajtur larg sëmundjet që na kushtëzojnë shikimin, të tilla si perdja, degjenerimi makular apo glaukoma (tensioni i syve).

Sipas dietologes Rolina Naco, për mbrojtjen e syrit duhet të evitohen edhe dy faktorë që ndikojnë negativisht, si duhanpirja dhe ekspozimi në rrezet e forta të diellit, pasi nxisin prodhimin e radikaleve të lira duke përshpejtuar plakjen qelizore dhe atë të qelizave të syrit. Retina e syrit ka një formë të veçantë, e cila ka si funksion të transformojë ndriçimin në stimuj nervorë dhe më pas të interpretohen në imazhe nga truri.



Për të kryer këtë funksion, qelizat e syrit kanë nevojë për vitaminë A. Mungesa e kësaj vitaminë mund të jetë shkak i disa simptomave si: sy të thatë, degjenerim makular, ndikim në shfaqjen e perdes së syrit etj. Ushqime që përmbajnë vitaminën A janë: peshku, e verdha e vezës, frutat e thata, qumështi dhe nënproduktet e tij, apo edhe mëlçia.

Vitaminën A mund ta prodhojë trupi ynë edhe nëse ne konsumojmë ushqime që përmbajnë b-karoten, pasi ajo mund të quhet si provitamin A. B- karoten është një aktioksidues që gjendet te ushqimet me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe jeshile, si karotat, spinaqi, brokoli, kungulli etj. Vitamina C Vitamina C, si një antioksidues shumë i mirë, ndihmon në mbrojtjen e kornes dhe lentes së syrit.

Vitamina C

ndihmon duke luftuar radikalet e lira që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme të qelizave të syrit. Në këtë mënyrë mund të ndihmojë edhe në parandalimin dhe shfaqjen e perdes së syrit. Me këtë mekanizëm mbrojtjeje, një rol të rëndësishëm luajnë edhe zinku me vitaminë E. Ushqime të pasura me vitaminë C janë kryesisht fruta dhe perime, të cilat konsumohen të freskëta, ku mund të përmendet majdanozi, speci, limoni, kivi, luleshtrydhet.

Luteina dhe zeaksanthina

Janë dy antioksidues, të cilët luajnë një rol kyç në shëndetin e syrit. Këto antioksidues kanë si funksion të mbrojnë syrin nga dëmtimi i dritës dhe neutralizimi i radikaleve të lira. Ka shumë gjasa që këto dy antioksidues të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së perdes dhe të degjenerimi makular. Luteina dhe zeaksanthina janë antioksidues që bëjnë pjesë te familja e karotinoideve, të cilët ndodhen te frutat dhe perimet. Kryesisht te frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe jeshile.

Omega 3

Acidet yndyrore kundër syrit të thatë. Acidet yndyrore, të polisaturuara, janë të njohura për efektet pozitive te sistemi kardiovaskular. Ato janë po ashtu përbërës esencialë të membranës qelizore. Të gjitha qelizat e trupit i kanë të nevojshme, si dhe qelizat e sistemit nervor me të cilat retina e syrit është e pasur. Ato kontribuojnë në hidratimin e mirë të syrit, duke e parandaluar tharjen e tij. Gjithashtu është i njohur tashmë edhe roli i tyre profilaktik te degjenerimi makular.

Një dietë e shëndetshme, duke përfshirë 2 deri 3 herë në javë peshk, duke preferuar peshk me përmbajte të lart yndyrore, na ofron omega 3 acide yndyrore. Burim i mirë i tyre është edhe yndyra e gatimit, vajrat bimore. Duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj konsumimit të “yndyrave të këqija”, ose ndryshe të yndyrave të ngopura. Kjo pasi sasia e tepruar e yndyrave të ngopura ndikon negativisht te enët e gjakut, si dhe te kapilarët e syrit, të cilët furnizojnë syrin me oksigjen dhe ushqim.

Vitamina D

Mungesa në nivele ekstreme e vitaminës D lidhet edhe me miopinë apo degjenerimin makular. Të kemi mungesë të vitaminës D, në fakt, është më shumë mungesë ekspozimi në diell sesa e lidhur me një dietë të varfër. Ushqimet që e përmbajnë vitaminën D janë ato si peshk, vaj peshku, mëlçi, e verdha e vezës, por në sasi të moderuar. Ndaj për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës D duhet të ekspozojmë sipërfaqe të lëkurës tonë të paktën 15 minuta në diell.

Si në verë dhe në dimër, mjafton të kemi një sipërfaqe pa rroba, si krahët, këmbët e qafën të ekspozuar në diell. Një dietë e mirë për shëndetin e syrit nuk është tjetër nga ajo që rekomandojmë për të pasur çdokush që dëshiron një shëndet të mirë.

Një dietë e balancuar mirë me të gjitha grupet ushqimore dhe duke i dhënë pak më shumë rëndëso konsumimit të peshkut, frutave dhe perimeve që përmbajnë një sasi të lartë në antioksidues. Për mbrojtjen e syrit duhet të evitojmë edhe dy faktorë që ndikojnë negativisht, si duhanpirja dhe ekspozimi në rrezet e forta të diellit, pasi nxisin prodhimin e radikaleve të lira duke përshpejtuar plakjen qelizore dhe atë të qelizave të syrit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas