Shëndeti

Dieta më e mirë për diabetikët

Pacientët me diabet mellitus duhet të përmirësojnë 100% dietën e tyre për të mbajtur në kontroll sheqerin në gjak. Për këtë nevojitet të hani ushqime me vlera ushqyese, në sasi të moderuar, duke respektuar në maksimum dhe orarin e çdo vakti.

Pra, çfarë duhet dhe nuk duhet të hajë një pacient me diabet? Edhe pse ky argument sjell akoma debate, janë disa aspekte përmirësuese të rëndësishme.



Objektivat e dietës së diabetikëve
Plani i ushqimit duhet të bazohet në ushqime të shëndetshme dhe mes objektivave renditen këto:

Të mbash në kontroll nivelin e lartë të sheqerit në gjak

Mbajtja e një peshe të ekuilibruar

Shmangien e komplikacioneve të nivelit kardiovaskular

Reduktimi i nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.

Një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut

Stimulimi i aktivitetit të sistemit nervor.

Çfarë këshillojnë mjekët?
Një dietë për diabetikët e bazuar në tre vakte kryesore në ditë, të realizuar me orare të rregullta. Kjo i jep mundësi organizmit të përdorë më mirë insulinën që merret nga ilaçet.

Pavarësisht se duhet konsultë me mjekun, këto janë baza e një diete për diabetikët.

Karbohidrate të shëndetshme
Fruta dhe perime
Drithërat integrale
Bishtajoret, fasule, thierrza apo bizele
Produktet e qumështit pa yndyrë.

Fibrat dietike
Miell integral
Fruta të thata
Perime jeshile dhe fruta
Tërshëra

Acidet e shëndetshme yndyrore
Peshku i kaltër
Farërat dhe frutat e thata
Avokado
Vaj ulliri dhe kolze

Proteina
Bishtajoret
Veza
Mishrat e dobët, si pula apo gjeli.
Qumësht i skremuar ose i varfër në yndyrna
Peshk dhe fruta deti.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas