KMR

Dieta e pasur e ‘njeriut të akullit’, shkencëtarët zbuluan çudira në trupin…

Yndyrë dhie, mish dreri të egër, gjurmë gruri të lashtë dhe gjethe fieri. Nuk është një meny e denjë për “Masterchef”, por për paraardhësit tanë ishte një vakt i ushqyeshëm.

Shkencëtarët kanë zbuluar se darka e fundit e Oetzit, njeriut të akullit, ishte e mirëbalancuar, por e ekzagjeruar në yndyrna.



Oetzi ka jetuar 5.300 vite më parë dhe vdiq në një akullnajë. Trupi i tij u ruajt nga akulli për disa mijëvjeçarë, deri sa u zbulua në vitin 1991.

Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë shumë aspekte të jetës së tij, përfshirë edhe çfarë hëngri ai para se të vdiste. Ata thonë se ai e kishte mbushur stomakun me yndyrë dhish të egra, mish të një dreri të kuq, një dridh të lashtë të njohur si “einkornd” dhe fier toksik.

Sasia e yndyrnave ishte 50 për qind, shumë më e lartë nëse krahasohet me mesataren prej 10 përqindësh të dietës moderne.

“Nëse merret në konsideratë lartësia, në të cilën njeriu i akullit po gjuante, kjo lloj rezerve energjish nevojitet”, thonë ekspertët e Institutit të Kërkimeve “Eurac” për studimet e mumjeve në Bolzano të Italisë.

E mënyra më e mirë për t’i siguruar këto energji është përmes ngrënjes së yndyrnave. Kjo jep energjinë e nevojshme për të mbijetuar në një ambient të egër dhe të vështirë.

Studimi i publikuar në “Current Biology” jep një vlerësim të rrallë mbi “menynë” gjatë epokës së bakrit. Dieta e njeriut të akullit është analizuar edhe më herët, por asnjëherë në këtë prizëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas