Kryesore

Diçka po ndodh, Kuvendi pranon kërkesën e PD për Tahirin

Gjithçka ka ndryshuar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani sa i përket çështjes “Tahiri”.

Një ditë pas mbërritjes në Tiranë nga vizita në Gjermani, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar pajisi me certificate sigurie anëtarët e komisionit hetimor, pas denoncimit të deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj.



Lulzim Basha në anën tjetër ka porositur grupin parlamentar demokrat që të enjten të kenë një qëndrim të unifikuar dhe të fortë po për Tahirin.

Vetëm një ditë para seancës parlamentare, demokratët kanë thirrur komisionin hetimor dhe Kuvendi e ka futur në axhendën e ditës.

Burimet nga PD-ja thanë për Mapo.al se ditën e mërkurë Edi Paloka do të mbledhë komisionin hetimor për miratimin e ekspertëve të jashtëm, do të diskutojnë mbi informacionet e ardhura deri më tani si dhe do të vendosin mbi vijueshmërinë e punës së komisionit lidhur me njohjen e informacionit të klasifikuar sa i përket Saimir Tahirit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas