Kronika

Dibër/ Tronditëse, 13-vjeçari gjendet i varur në pemë, nisin hetimet

Një i mitur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur dje në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës. Viktima është 13-vjecari me inicialet F.R dhe nga hetimet paraprake të policisë në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që e kanë shtyrë të miturin të ndërmarrë këtë akt.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11.40, datë 02. 07. 2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F. R., rreth 13 vjeç.



Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas