Kronika

Dibër, dhunon vëllain për pronën, në pranga babë e bir






               Publikuar në : 09:41 - 03/09/18 |
mapo.al

Një konflikt mes dy vëllezërve në Dibër ka çuar në pranga babë e bir.


Policia ka arrestuar Elidon dhe Xhevdet Cenën, 25 dhe 56 vjeç, banues në fshatin  Ushtelenxë.

Siç njofton edhe policia arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të Xhevdetit, A.Cena, 43 vjeç.

Konflikti mes vëllezëve mësohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprën penale  “Dhunë në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 130/a, pika 3 e 25 të Kodit Penal.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas