Kronika

Dibër, arrestohet hajduti, pjesë e një grupi që vidhte makina në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së qarkut të Dibrës gjatë 12 orëve të fundit.

Në Mat u ndalua Gentjan Ahmetsulaj, 39 vjeç, banues në Burrel, i dënuar disa herë për vjedhje. Ai dyshohet si pjesëtar i një grupi që kryenin vjedhje automjetesh në Tiranë.



“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar para 2  javësh, funksiononin si grup duke  kryer  aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve  në qytetin e Tiranës, dhe më pas i sillnin në qytetin e Burrelit. Si rezultat i një pune  hetimore të pandërprerë,  u arrit të kapet dhe ndalohet shtetasi G.Ahmetsulaj,  i cili iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për hetime të mëtejshme” thotë policia.

Në vijim të hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë  se Komisariatit Mat, dy automjete tip ‘Benz Autoveturë’, të dyshuara të vjedhura në Tiranë.

Vijon puna për identifikimin,  kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë në Bulqizë u kap Jurgen Balliu, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për veprën penale  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike“ , e  parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal” sqaron policia.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do ti referohen  Prokurorisë Pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas