Aktualitet

Dialogu me Kosovën, Vuçiç flet për takimin me Thaçin: Të dielën do ta kemi vështirë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se të dielën do të takohet me homologun e tij Hashim Thaçi, ndërsa shtoi se vijimi i dialogut me Kosovën do të jetë i vështirë.

Ai pohoi se Beogradi do të mbrojë pozitën e Serbisë dhe do të luftojë për vendin dhe popullin e tij. Mësohet se takimi do të zhvillohet në Bruksel, nën monitorimin e ndërkombëtarëve.



“Do të jetë një mundësi tjetër për të dëgjuar qëndrimin tonë, një mundësi tjetër për luftën për vendin dhe njerëzit tanë, me respektimin e palës tjetër dhe me dëshirën për të arritur një zgjidhje”, tha Vuçiç.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas