Aktualitet

Dhunuan qytetarin në Komisariat, procedohen penalisht dy policë

Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur procedimet penale ndaj dy efektivëve të Policisë së Korçës, të akuzuar si pjesëmarrës në dhunimin e një 34-vjeçari në ambientet e komisariatit.

34-vjeçari Mariglen Muka denoncoi një ditë më parë se është dhunuar nga inspektori i rendit në Korçë, Julian Dervishaj në prani të inspektorit të zonës, Kosta Stojan.



Ai ishte thërritur në Komisariat me dyshimin si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhur në fshatin Kamenicë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar akuzat, por është dhunuar nga inspektori i rendit, Julian Dervishaj, ndërsa Kosta Stojani, i cili ka qenë prezent nuk e ka goditur, por as ka ndërhyrë që të prandalonte dhunën e Dervishajt.

34-vjeçari Mariglen Muka, prej te martës po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.

Deri më tani, pavarësisht procedimit të SHÇBA dhe referimit të materialeve në prokurori, dy efektivët e policisë të përfshirë në akte dhune ndaj një qytetari, vijojnë të mbeten në detyrë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas