Kronika

Dhunojnë dy persona e dëmtojnë lokalin, arrestohen dy të rinj në Bulqizë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar 2 persona në Bulqizë si edhe kanë dëmtuar ambientet e një lokali.

Në pranga kanë rënë Rruzhdi Rushiti, banues në  Bulqizë dhe Dritan Tançi, banues në Tiranë, 24 dhe 20 vjeç.



“Në bashkëpunim me njëri-tjetrit Rushiti dhe Tançi kanë goditur me sende të forta shtetasit me inviale R.N, 40 vjeç, dhe A.M, 51 vjeç, banues në Bulqizë duke u shkatuar dëme të lehta. Gjithashtu dy të arrestuarit kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale M.D.,54 vjeç,”-raporton policia.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89, 25, 150 të Kodit Penal

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas