Kronika

Dhunimi i të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës, nis hetimi për policët e dyshuar




               Publikuar në : 12:56 - 01/08/18 |
mapo.al

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në burgun e Fushë-Krujës, ku një i dënuar dyshohet se është dhunuar në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ka ardhur edhe reagimi nga institucionet.


Pas dyshimeve se Adriatik Lala është dhunuar nga punonjësit e policisë së burgjeve, SHKBB ka nisur hetimin ndaj tyre, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmi konfirmohet për “News24” dhe “BalkanWeb” nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që për ngjarjen në burgun e Fushë-Krujës, reagoi edhe Komiteti i Helsinkit.

Ditën e djeshme u tha se i dënuari Adriatik Lala kishte hematoma në kokë dhe në trup, ndërkohë që hetimi do të hedhë dritë mbi ngjarjen.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas