Kryesore, Politika

Dhunimi i biznesmenit, Berisha: Ngrihuni kundër qeverisë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë natës në zonën e Komunës së Parisit, ku një biznesmen ra pre e dhunës barbare nga disa persona ende të paidentifikuar.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Berisha tha se kjo është klima e biznesit në qeverinë “Rama”. Teksa dënoi ngjarjen në fjalë, Berisha ftoi bizneset që të ngrihen kundër qeverisë.



REAGIMI I BERISHES
Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Norieges!

Te dashur miq, duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te perseritur te bandave te qeverise, i uroj biznesmenit sherim te plote dhe te shpejte.
Une gjithashtu ftoj mbare biznesmenet e vendit te mos presin radhen per te pesuar fatin e kolegut te tyre por te ngrihen fuqishem kunder narkoqeverise se bandave dhe te krimit! sb

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ku u lëndua Andrea Zoga, ndodhi në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, (restorante dhe fast-foode), mori plagë në kokë dhe trup.

Gjatë dëshmisë së tij, që u sigurua nga Bezat, biznesmeni tha se 4-5 persona i kishin zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas ata e kanë dhunuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas