Kronika, Kryesore

Dhjetëra shqiptarë ndalohen në Francë, po niseshin për në Angli

Një rrjet trafikantësh italianë e francezë dhe disa shqiptarë janë arrestuar në portin e Cherbourg në Francë.

Aksioni policor është bërë gjatë natës mes 14  dhe 15 qershorit. Shqiptarët, të ndihmuar nga italianët e francezët po përgatiteshin për kaluar kanalin drejt Anglisë.



Janë dhjetëra persona të ndaluar.

Image

Mes tyre janë edhe dy skafistë italianë, katër trafikantë dhe disa emigrantë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe një grua e dy fëmijë të vegjël.

Tre persona janë identifikuar si ‘shoferë’.

Të gjithë janë vendosur në paraburgim në Cherbourg. Hetimi filloi disa javë më parë në Boulogne-sur-Mer (Pas-de-Calais).

Kontrabandistët ishin të njohur për policinë.

Policia në kufi, e mbështetur nga xhandarët dhe doganat koordinuan operacionin. Ata gjendje parandalonin daljen e varkës në det.

Image

Këta emigrantë donin të arrinin Anglinë me një varkë të vjedhur.

Prokurori i Boulogne sur Mer tha se rasti është dërguar në zyrën e prokurorit të Lille, i cili ka juridiksionin për këtë çështje.

Ky është një rast i rrallë, por jo i panjohur në zonën e Cherbourg.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas