Bota

Dhëndri Berat futet në aksion…





               Publikuar në : 12:06 - 13/08/18 |
mapo.al

Lira turke e ka nisur javën sërish në rënie të lirë. Kriza e këtij vendi rrezikon që të shkaktojë valë të rrezikshme në mbarë Europën dhe më gjerë.


Në kulmin e situatës më të vështirë, Erdogan hedh në aksion dhëndrin e tij, ministrin e Financave Berat Albayrak.

Lira ka humbur më shumë se 40 përqind të vlerës që prej nisjes së vitit. Vetëm të mërkurën humbi 18 përqind.

Një nga shkaqet e kësaj situate është frika se presidenti Erdogan kërkon të ndryshojë kushtetutën duke i dhënë më shumë fuqi vetes. Tregjet druhen se ai do ndërhyjë tek pavarësia e monedhës.

Dhëndri i tij, Berati, ka nisur që nga e hëna masat e nevojshme për të ndalur përshkallëzimin.

Ai tha se kjo që po ndodh ndaj lirës turke është një sulm, duke u shprehur kështu si vjehrri i tij. Ky i fundit thotë se me ndihmën e Allahut, kriza do kapërcehet.

Po kush është 40-vjeçari Berat?

Që në moshën 21-vjecare ai ishte drejtues i gjigandit turk, Calik Holding.

Në vitin 2004 u martua me vajzën e madhe të Erdogan, Esra, duke hyrë kështu në elitën turke.

Disa media kanë spekuluar me emrin e tij, duke thënë se kjo mund të tregojë se ai ka origjinë shqiptare.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas