Politika

Deutsche Welle: Rama shpëton kancelaren Merkel nga rrëzimi, merr refugjatët dhe hapjen e negociatave

Tashmë duket se ka pak dyshime.

Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle shkruan se qeveria shqiptare mund të shpëtojë kancelaren gjermane Angela Merkel nga rrëzimi.



Fati i saj është në fije të perit për shkak se aleatët e kërcënojnë për çështjen e azilantëve.

Zgjidhja do i vijë nga Shqipëria e vogël, e cila do pranojë të marrë refugjatët që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Lindja e Mesme.

DW shkruan se Shqipëria e ka provuar veten se mund të mbajë qindra e mijëra refugjatë si në rastin e luftës së Kosovës.

Si shpërblim, përveç ndihmës financiare, Shqipëria merr dhe hapjen e negociatave pasi CDU e Merkel ka rezerva per qeverinë e Edi Ramës.

Por përse Shqipëria? Sepse është në Mesdhe dhe emigrantët do shkarkohen në portin e Durrësit.

Në këtë mënyrë palët kënaqen të gjitha, shkruan DW, edhe BE, edhe Berlini, edhe Shqipëria.

DW citon një shprehje ballkanike: Ujku është i ngopur dhe delja është e paprekur.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas