Bota

Detyruan qindra femra në skllavëri seksuale, Haga bën akuza të rralla

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka nisur një gjyq me akuza pioniere për krimin e persekutimit për shkaqe gjinore, duke kërkuar një dënim të gjatë për një militant islamik që akuzohet se detyroi me qindra femra në skllavëri seksuale.

 Al Hassan Ag Mahmoud, 40 vjeç, u transferua në duart e gjykatës në fillim të këtij muaji nga Mali. Ish luftëtari ekstremist akuzohet për një listë të gjatë krimesh lufte dhe kundër njerëzimit.

Por ai gjithashtu akuzohet për pjesëmarrje në një politikë martesash me zor që sipas gjykatës solli përdhunimin e përsëritur dhe skllavërimin seksual të grave dhe vajzave. Krimet e Al Hasan dyshohet se janë bërë thuajse 6 vjet më parë, kur grupe radikale islamiste pushtuan kryeqytetin malian Timbuktu.



Pas pushtimit, militantët imponuan një formë të ashpër të ligjit sharia në zonat që kontrollonin ku detyruan femrat të mbanin ferexhehe dhe nuk i lejonin të shkonin në shkollë. Al Hasan ishte pjesë e policisë fetare dhe martesat me zor ishin mes e detyrave të tij. Militantët u mposhtën pas ndërhyrjes së trupave franceze dhe ishin pikërisht këto të fundit që ndaluan Al Hasanin pas disa viteve arrati.

Organizatat për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore kanë shprehur mbështetjen e tyre në veçanti për akuzat specifike në kuadrin gjinor, pasi thonë se shpesh në gjyqe të tilla krime të tjera kanë përparësi. Ky është gjyqi i dytë i një militanti islamik në Hagë dhe nëse përfundon me dënim, do të jetë një shtysë e fortë për gjykatën që është kritikuar për shpenzimet dhe sukseset e pakta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas