Kryesore

Detaji tronditës nga masakra: Vogëlushi u vra teksa po hante bukë

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga masakra e ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Familjarët, që kanë shkuar të parët në vendngjarje pas masakrës, kanë treguar se Ledioni 6 vjeç është gjetur i vrarë në divan teksa në dorë mbante pjatën me bukë, informon Ora Neës.



Të mbytur në gjak, ambulanca ka transportuar trupat e pajetë të viktimave në morgun e Spitalit të Vlorës mbrëmjen e djeshme, ku i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht në bust dhe në kokë.

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azem Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba, ndërsa vajza, Sara 16 vjeç, është goditur 4 plumba.

Ridvan Zykaj u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 2 km larg banesave ku ndodhi masakra.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas