Kronika, Kryesore

Detajet/ Si u zbuluan vrasësit e tregtarit në Kamëz: I fshehe ato, se më pyetën…

Vetëm 20 minuta pasi ka ndodhur vrasja e Agim Bucit dhe plagosja e bashkëshortes së tij, në Kamëz, dy autorët e krimit janë identifikuar nga policia e Tiranës, por për shkak të sigurimit të provave material, është urdhëruar që dy autorët të mbahen në përgjim dhe vëzhgim në teren.

Prova më e fortë u siguruar falë përgjimit të një bisede telefonike, ku Vladimir Kurti, i kërkon bashkëpunëtorit të tij,Ruzhdi Hode, që të fshehë provat, si armën dhe dorezat e dorës e çorapet e dorës. Gjatë bisedës telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe shokut të tij Hode, 28-vjeçari Kurti pasi del nga marrja në pyetje në drejtorinë e Vendore të kryeqyetit, i telefonon mikut të tij Hode dhe i thotë:“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”.



Kjo pakujdesi e Vladimir Kurtit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit, baba i 4 fëmijëve, ka bërë të mundur që policia të ketë provën më të fortë kundër tij dhe të zbulojë dhe bashkëpunëtorin në krimin që tronditi opinionin publik. Sipas banorëve të lagjes “OSBE” në Kamëz, Kurti është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se krimin mund ta ketë kryer nën efektin e drogës.

Mësohet se 28-vjeçari Vladimir Kurti, emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte një nga të ndaluarit e parë të efektivëve të komisariatit nr.5.,të Kamzës, vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur grabitja e dështuar, me bilanc tragjik për familjen Buci. Por ai nuk është mbajtur në qeli, por është liruar, duke u mbajtur në përgjim telefonik. Nuk ka kaluar shumë, kur policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit ka hyrë në banesën e Kurtit duke e arrestuar atë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me shtetasin Ruzhdi Hide. Një nga dy autorët e arrestuar nga policia, Vladimir Kurti, 28-vjeç, nga Burreli, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer se armën e zjarrit, rrobat dhe dorezat i hodhën në lumin e Tiranës, pranë një ure. Aty pranë ata kanë braktisur edhe automjetin tip “Volkswagen Golf 4”. Sipas rrëfimit të tij ka qenë pikërisht Vladimir Kurti, ai që ka qëlluar për vdekje 53-vjeçarin si dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, Merita Kurti në sy të djalit të tyre 6-vjeçar.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë, me origjinë edhe ai nga Burreli, ka mbajtur në dorë një thikë. Burimet thanë se Kurti ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe është përlotur. Sipas pamjeve të publikuara nga policia, gjithçka ka ndodhur brenda 18 sekondave, ndërsa dëshmitar është bërë edhe djali 6-vjeçar i çiftit Buci, i cili ka parë të gjithë skenën e krimit.

Kurti, ka rrëfyer se kishin shkuar për të grabitur marketin por aty janë përleshur me pronarin Agim Buci, 53-vjeç i cili ka marrë në dorë një thikë. Në këtë moment situata del jashtë kontrollit dhe një prej grabitësve qëllon për vdekje 53-vjeçarin me një plumb i cili i preku organet jetësore. Pas dëshmisë së të penduarit, policia ka shkuar drejt vendit ku dyshohet se është hedhur arma e krimit dhe dorezat, në lumin e Tiranës, ku vijojnë kërkimet prej orëve të paradites./Shqiptarja.com/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas