Kronika

Detajet/ Policia: Si ndodhi aksidenti tragjik i Elbasanit, kush ishte 24-vjeçari që humbi jetën

Një aksident tejet e rëndë u shënua pas mesnate në Elbasan. Mjeti tip Benz ku udhëtonte një i ri u përplas me murin e një servisi e më pas makina shpërtheu në flakë, duke u djegur plotësisht siç shihet në foto.

Policia tha se, drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë, brenda mjetit. Ai është identifikuar si Klodian Koranci 24 vjeç nga lagjia Skenderbej i qytetit të Elbasanit.



Njoftimi i plotë i policisë:

“Më datë 28.05.2018, rreth orës 01:50, në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe , në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit”.

*Foto nga vendi i ngjarjes:

<
>
aksidenti-ne-elbasan elbasan-aksident-1 IMG-20180528-WA0001-1024x576 IMG-20180528-WA0002-1024x576
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas