Kryesore

Detajet: Gjendet i vdekur në varreza shqiptari në Itali

Një 59-vjeçar shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Italinë fqinje është gjetur i pajetë paraditen e së hënës në Milano, raporton TV Klan.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, punonte si mirëmbajtës i varrezave të Cuggiono. Ai u gjet i pajetë nga banorë të zonës, të cilët njoftuan ambulancën.



Ndihma e shpejtë mbërriti në varrezat e Croce Azzurra di Buscate pak para orës 10:00, por pavarësisht përpjekjeve, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë.

Mediat fqinje shkruajnë se ai ishte tejet i njohur në zonë dhe kishte shumë vite që punonte në varreza.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, që momentalisht nuk dihen ende.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas